LAJME

Osmani: Në ​Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, nderojmë gazetarët që i dhanë zë vuajtjeve tona gjatë luftës

Osmani: Në ​Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, nderojmë gazetarët që i dhanë zë vuajtjeve tona gjatë luftës
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Maj 2022, 11:49

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se në ​Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, i nderojmë gazetarët të cilët edhe sot vazhdojnë të ngrihen për të vërtetën dhe lirinë.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani tha tutje që Indeksi i lirisë së shtypit është një “shembull i përkushtimit tonë ndaj demokracisë”.

“Në ​Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, nderojmë gazetarët që i dhanë zë vuajteve tona gjatë luftës dhe ata që vazhdojnë të ngrihen për të vërtetën dhe lirinë sot. Indeksi i lirisë së shtypit është një shembull i shkëlqyer i përkushtimit tonë ndaj demokracisë”, tha Osmani.

Ndryshe më 3 Maj, shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Kjo ditë është shënuar që nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika