Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë fjalimin që ka mbajtur para Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Dayton të SHBA-ve.
Në fjalimin e saj, Osmani tha se Kosova i beson NATO-s dhe angazhimit të palëkundur të kësaj Aleance për paqen.
“Në Kosovë ne besojmë në fuqinë e transparencës së kësaj Aleance, jo vetëm për fuqinë ushtarake, jo vetëm për arritjet strategjike por për angazhim i palëkundur për paqen”, tha Osmani.





