Presidentja Vjosa Osmani po qëndron në Hungari ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e pestë të Komunitetit Politik Evropian (EPC). Në kuadër të samitit, Osmani ka zhvilluar takime bilaterale me liderë të shteteve të ndryshme evropiane.
Osmani u takua me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentin francez, Emanuel Macron, atë të Turqisë Recep Tayip Erdogan, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, presidentin e Ukrainës Volodymir Zelensky e shumë personalitete tjera të Evropës.





