Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Nënë Terezën, me rastin e 9-vjetorit të shenjtërimit të saj.
Osmani në 9-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës: Rrugëtimi i saj frymëzoi miliona njerëz

Osmani ka thënë se rrugëtimi i saj frymëzoi miliona njerëz, duke iu kujtuar fuqinë e bamirësisë dhe humanizmit.
“Nga fshati i vogël i Letnicës, ku dëgjoi thirrjen hyjnore, në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan dhe pastaj në çdo anë të botës, Nënë Tereza i dha zë të varfërve, të sëmurëve dhe të harruarve, duke lënë pas një trashëgimi të pakrahasueshme bamirësie dhe humanizmi. Rrugëtimi i saj frymëzoi miliona njerëz. Veprat e Shën Terezës na kujtojnë fuqinë e bamirësisë dhe humanizmit, prandaj trashëgimia e saj është një thirrje për secilin prej nesh: të jemi pranë të tjerëve, të dhurojmë dashuri dhe shpresë, si dhe ta ndërtojmë një botë më të drejtë dhe më paqësore”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

