LAJME

Osmani: Morëm mbështetjen e Blinken që planet e Rusisë për destabilizim të mos kenë sukses

Osmani: Morëm mbështetjen e Blinken që planet e Rusisë për destabilizim të mos kenë sukses
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Korrik 2022, 15:54

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka marrë mbështetjen e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, që plani i Rusisë për destabilizim të Evropës nëpërmjet Ballkanit Perëndimor të mos ketë sukses.

Osmani, mes tjerash, në një konferencë për media tha se Kosova është me fat që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës – si aleati më i fuqishëm në botë.

“Kemi kërkuar përkrahjen e ShBA-së që të bëhen hapa konkret në anëtarësim në partneritetin për paqe si hap drejtë anëtarësimit në NATO, kemi sqaruar pse kjo është tejet e rëndësishme për rajonin tonë tani kur siguria në rajon dhe gjithë Evropën është e brishtë për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës dhe për shkak të intencave ruse të cilat janë historike siç e dini që ta destabilizojë gjithë kontinentin evropian edhe nëpërmjet Ballkanit Perëndimor”.

“Kemi marrë përkrahjen e sekretarit Blinken që do të vazhdojnë të punojnë me ne dhe me partnerë të tjerë në rajon që mos të lejojnë që këto qëllime të Rusisë të kenë sukses” deklaroi Osmani. /klankosova.tv/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika