LAJME

Osmani: Minatorët e Trepçës janë pishtarët e lirisë dhe krenaria kombëtare

Osmani: Minatorët e Trepçës janë pishtarët e lirisë dhe krenaria kombëtare
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Shkurt 2025, 17:51

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e përvjetorit e grevës së famshme të minatorëve të Trepçës, ka nderuar kontributin dhe sakrificën e tyre, duke theksuar rëndësinë historike të kësaj ngjarjeje.

“Më 20 shkurt 1989, në horizontet e minierës së Trepçës, jehoi zëri i fuqishëm i qëndresës shqiptare. Me shpirtin e pathyeshëm, minatorët nisën një grevë urie që tronditi themelet e padrejtësisë. Tetë ditë në galeritë nëntokësore, ata nuk kërkuan pasuri për vete, por të drejtat kushtetuese të Kosovës. Ata protestuan, duke sfiduar një regjim që donte ta shuante identitetin tonë kombëtar.”, shkruan Osmani.

Presidentja e cilësoi grevën e minatorëve si një akt të jashtëzakonshëm që sfidoi regjimin që synonte ta shuante identitetin kombëtar të shqiptarëve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika