LAJME

Osmani me mesazh të fuqishëm kundër dhunës ndaj grave

Osmani me mesazh të fuqishëm kundër dhunës ndaj grave
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Dhjetor 2024, 18:40

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur për familjen, çështjet shoqërore, si dhe për mënyrën se si e ka festuar dhe si e feston Vitin e Ri.

Osmani po ashtu bëri thirrje të fortë kundër dhunës ndaj grave, duke dhënë një mesazh frymëzues dhe mbështetës.

“Mos e duroni dhunën, sepse gjithmonë ekziston një zgjidhje që është shumë më e mirë. Ndoshta në një moment nuk duket e lehtë, por në afatgjatë ajo është zgjidhja më e mirë për nënën dhe për fëmijët. Largimi nga një situatë e dhunshme gjithmonë shpëton jetë, sepse asnjëherë durimi i dhunës nuk ka krijuar familje të lumtura,” tha Osmani në T7.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika