LAJME

Osmani me kryeministrin e ri të Estonisë bisedojnë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Osmani me kryeministrin e ri të Estonisë bisedojnë për anëtarësimin e Kosovës në KiE
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Nëntor 2024, 10:15

Presidentja, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin e ri të Estonisë, Kristen Michal, në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Osmani ka thënë se me të kanë diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, si dhe për shtyrjen përpara të aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në BE.

“Ishte kënaqësi të takoj Kryeministrin e ri të Estonisë, z.Kristen Michal. Në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, diskutuam për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, si dhe për shtyrjen përpara të aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në BE.Falenderuese për mbështetjen e fuqishme të Estonisë!“, ka shkruar Osmani.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika