LAJME

Osmani me kryediplomaten kanadeze diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Osmani me kryediplomaten kanadeze diskutojnë për sigurinë në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Nëntor 2024, 18:21

Presidentja e shtetit Vjosa Osmani e cila po qëndron në Kanada në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax ka takuar ministren e Punëve të Jashtme të këtij shteti, Mélanie Joly.

Sipas njoftimit presidencial, në këtë takim është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon e për mbështetjen kanadeze për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Gjithashtu, bëhet e ditur se Osmani dhe ministrja Joly, diskutuan edhe për thellimin e partneritetit strategjik në një sërë fushash të interesit të përbashkët.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, ka takuar ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly. Në takim është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon, mbështetjen kanadeze për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Ndër të tjera, Presidentja Osmani dhe ministrja Joly, diskutuan edhe për thellimin e partneritetit tanë strategjik në një sërë fushash të interesit të përbashkët”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Presidenca e Republikës së Kosovës./RTK/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika