Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me Ndihmës Sekretarin për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA-ve, Todd D. Robinson, tha se mbështetja e SHBA-ve për Kosovën ka qenë në çdo hap të shtetndërtimit.
Ajo ka thënë se është e nderuar që ka pritur në takim Ndihmës Sekretarin Robinson.
“Republika e Kosovës është thellësisht mirënjohëse për ndihmë që ka dhënë Byroja Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA-ve për institucionet e Kosovës për gjatë viteve. Mbështetja e SHBA-ve për Kosovën ka qenë në çdo hap strategjik dhe në çdo hap të shtetndërtimit”, tha ajo.
Sipas të parës së shtetit, Kosova u detyrua të fillonte nga zero. Duke iu falënderuar SHBA-ve, Osmani tha se në Kosovë janë sjellë disa programe që janë të rëndësishme për vendin.