Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka marrë pjesë në Forumin Ndërparlamentar të Sigurisë në Washington D.C., është takuar edhe me kongresistin republikan Mike Lawler.
Osmani ka theksuar edhe njëherë se mbështetja e SHBA-së ka qenë dhe mbetet vendimtare për rrugëtimin e Kosovës si shtet i lirë dhe sovran.
“Me Kongresistin republikan Mike Lawler, një mik i Kosovës dhe një zë i rëndësishëm në Kongresin Amerikan, diskutuam mbi nevojën për t’i thelluar më tej marrëdhëniet tona në fusha të interesit të përbashkët. Mbështetja e SHBA-së ka qenë dhe mbetet vendimtare për rrugëtimin tonë si shtet i lirë dhe sovran”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.