- Reklama -

Osmani mbështet protestën në Tiranë: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, Serbia ishte agresorja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mbështetjen për protestën gjithëkombëtare që do të mbahet më 17 tetor në Tiranë, në përkrahje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po gjykohen në Hagë.

Osmani të mërkurën ka thënë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe çlirimtare, ndërsa e cilësoi Serbinë si agresoren në luftën e fundit në Kosovë.

- Reklama -

“E mbështes këtë protestë dhe kam mbështetur secilën protestë që thërret për drejtësi. Qytetarët dhe shqiptarët nuk kanë kërkuar asgjë tjetër përveç drejtësisë — drejtësi që respekton parimet më të larta të mbrojtjes së të drejtave të njeriut”, ka thënë Osmani pas një vizite në QKUK.

Ajo theksoi se ish-krerët e UÇK-së janë paraqitur vullnetarisht para drejtësisë ndërkombëtare, duke treguar besimin e tyre në sistemin e drejtësisë.

“Janë bërë pesë vjet pa asnjë dyshim në drejtësinë ndërkombëtare. Ne, si institucione të Kosovës, vazhdimisht kërkojmë që të respektohen parimet më të larta të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. I jap të drejtë qytetarëve tanë dhe i mbështes sa herë protestojnë për respektimin e këtyre standardeve”, theksoi presidentja.

Osmani përsëriti se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe mbrojtëse, për lirinë dhe sigurinë e popullit të Kosovës.

“Lufta e UÇK-së ka qenë luftë për liri, për mbrojtjen e popullit dhe çlirimin e Kosovës nga okupimi shumëvjeçar. Ajo ka pasur në fokus mbrojtjen e pragut të shtëpisë dhe të qytetarëve të pafajshëm që vriteshin e masakroheshin nga ushtria serbe. Për këdo që e ka parë atë luftë, është e qartë se ka qenë vetëm një agresor – Serbia, dhe vetëm një viktimë – Kosova”, deklaroi ajo.

Në fund, Osmani u zotua se drejtësinë e luftës së UÇK-së do ta mbrojë deri në fund, duke theksuar se kjo është luftë për dinjitetin dhe lirinë e popullit të Kosovës./KOHA

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort