Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar me Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.
Ata kanë diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në vend. Duke parë situatën me pandemi, në takim u diskutua në veçanti kjo temë.
Me këtë rast, u theksua rëndësia e unitetit në luftën me pandeminë Covid-19, si dhe rëndësia e bashkëpunimit konstruktiv me të gjithë spektrin politik.