Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se kërkesë e saj është vetëm respektimi i Kushtetutës së Kosovës dhe të njëjtën ka thënë se e ka mbajtur edhe sa ka qenë deputete.
Pas takimit me kryetarët e komunave, e para e shtetit, ka deklaruar se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015.
“Presidentja kërkon vetëm të respektohet Kushtetuta e funksionaliteti dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Sa i përket dokumentit të vitit 2015, këto janë parime bazë që kam kërkuar të respektohen. Atë qëndrim qe e kam pasur si deputete, të njëjtin e mbaj edhe sot”, ka deklaruar Osmani.
“Është detyrë e të gjitha institucioneve dhe e Presidencës që të bashkëpunojnë në interes të qytetareve duke bazuar në parimin ndarjes së kontrollit te pushtetit, parim i Kushtetues së republikës sonë. Nuk ka lidhje partiake, ajo për të cilën angazhohem vazhdimisht është raporti korrekt në përputhje me kushtetutën dhe në përputhje me interesin e Kosovës më të gjitha institucionet. Nuk besoj që në histori të Kosovës, një presidente me vullnet kaq të madh të bashkëpunoj kaq shumë edhe me Qeverinë edhe Kuvendin edhe të gjithë partitë politikë”, u shpreh Osmani.
/IndeksOnline/