Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar Xhevë dhe Fehmi Lladrovcin në 26-vjetorin e rënies, duke thënë se ata janë gardianët e përjetshëm të lirisë dhe Republikës së Kosovës.
Osmani ka pohuar se ata kanë sakrifikuar gjithçka për lirinë që kemi sot.
“Sot shënojmë 26-vjetorin e rënies heroike të dy gjigantëve të historisë së kombit tonë, të cilët sakrifikuan gjithçka për lirinë që kemi sot. Ata ranë së bashku pikërisht në këtë ditë, të bashkuar edhe në përkushtimin e palëkundur për çlirimin e Kosovës. Xheva dhe Fehmiu, ishin më shumë se luftëtarë – simbole të shpresës dhe forcës për të gjithë ata që ëndërruan dhe dëshiruan një Kosovë të lirë dhe të pavarur”, thotë ajo.





