Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar Xhemail Mustafën në përvjetorin e vrasjes së tij, duke e cilësuar si një nga zërat më të fuqishëm intelektualë që mbrojti idealin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
“Në këtë përvjetor kujtojmë me nderim Xhemail Mustafën, një nga zërat më të artikuluar të lirisë, intelektualin që me penë, guxim e vizion mbrojti idealin e Kosovës së pavarur. Ai ishte bashkëpunëtori i palëkundur i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, dhe një prej arkitektëve të mendimit politik që na çoi drejt shtetit që kemi sot”, ka shkruar Osmani.





