LAJME

Osmani kujton rënien e komandantit Agim Ramadani: Ai u bë lajmëtar i lirisë tonë bashkë me luftëtarët e UÇK-së

Osmani kujton rënien e komandantit Agim Ramadani: Ai u bë lajmëtar i lirisë tonë bashkë me luftëtarët e UÇK-së
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Prill 2023, 12:13

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar rënien e komandantit, Agim Ramadani me rastin e 24-të vjetorit të tij.

Osmani ka thënë se ai u bë lajmëtar i lirisë tonë bashkë me luftëtarët e UÇK-së.

“24 vjet më parë Agim Ramadani u përjetësua në hero, ai u bë lajmëtar i lirisë tonë bashkë me luftëtarët e UÇK-së, vullneti dhe guximi i të cilëve theu kufirin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”, ka thënë Osmani.

Më tutje Osmani ka thënë se liria jonë mbanë vulën e Agim Ramadanit dhe heronjve të tjerë të cilët e përmbushën idealin e brezave, mbrojtën dinjitetin, kthyen shpresën dhe përcaktuan rrugëtimin e shtetit të Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika