Home LAJME Osmani kujton heroin Ismet Rrahmani: Çdo veprim i tij është kujtesë se liria dhe arsimi janë vlera të shenjta që duhet ruajtur

Osmani kujton heroin Ismet Rrahmani: Çdo veprim i tij është kujtesë se liria dhe arsimi janë vlera të shenjta që duhet ruajtur

0
Osmani kujton heroin Ismet Rrahmani: Çdo veprim i tij është kujtesë se liria dhe arsimi janë vlera të shenjta që duhet ruajtur

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar veprimtarin e shquar të arsimit dhe luftës për çlirim, Ismet Rrahmani, në 27 vjetorin e rënies së tij heroike.

Osmani ka thënë se “idelaet që e drejtuan heroin Ismet Rrahmani nuk shuhen”, ngase sipas saj “çdo veprim i tij është kujtesë se liria dhe arsimi janë vlera të shenjta që duhet ruajtur”.

“Në 27 vjetorin e rënies, nderojmë dhe kujtojmë Ismet Rrahmanin, heroin që jetën e tij ia kushtoi arsimimit të brezave dhe lirisë së atdheut. Ai ishte një veprimtar arsimi i devotshëm dhe më pas veprimtar i shquar në luftën për çlirim. Idealet që e drejtuan heroin Ismet Rrahmani nuk shuhen, ngase çdo veprim i tij është kujtesë se liria dhe arsimi janë vlera të shenjta që duhet ruajtur. Duke kujtuar jetën dhe veprën e tij, ruajmë trashëgiminë dhe frymëzojmë brezat e ardhshëm. Qoftë i përjetshëm kujtimi për heroin Ismet Rrahmani!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here