LAJME

Osmani kujton djalin e Joe Biden në përvjetorin e vdekjes: Mirënjohës për shërbimin fisnik

Osmani kujton djalin e Joe Biden në përvjetorin e vdekjes: Mirënjohës për shërbimin fisnik
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Maj 2022, 13:55

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, presidentja Vjosa Osmani i është bashkuar familjes Biden për ta kujtuar të ndjerin Beau Biden dhe kontributin e tij për një sistem gjyqësor të pavarur dhe profesional, si dhe për ta forcuar sundimin e ligjit.

“Populli i Kosovës mbetet përjetësisht mirënjohës për shërbimin fisnik, punën dhe përkushtimin e të ndjerit Beau Biden, si dhe të grave dhe burrave të tjerë të shërbimit amerikan të cilët i ndihmuan Kosovës drejt pavarësisë dhe lirisë të cilën e gëzojmë sot”, ka thënë presidentja Osmani.

Vitin e kaluar, presidentja Osmani i ka ndarë Beau Biden Medaljen Presidenciale për Sundim të Ligjit për kontributin e tij në këtë fushë gjatë shërbimit të tij në Kosovë.

Përmes një video-mesazhi presidenti amerikan Joe Biden i ishte drejtuar pjesëmarrësve të ceremonisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika