LAJME

Osmani: Kosovës t’i largohen urgjentisht masat e vendosura

Osmani: Kosovës t’i largohen urgjentisht masat e vendosura
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Korrik 2024, 19:51

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në organizimin që sot u bë nga Ambasada e Hungarisë në shënimin e fillimit të presidencës hungareze të Këshillit të BE-së për gjysmën e dytë të këtij viti ka thënë se duhet të hiqen masat ndaj Kosovës.

Ajo ndër tjera ka thënë se vendosmëriapër t’iu bashkuar BE-së mbetet e palëkundur dhe ka ardhur koha për hapa konkretë përpara.

“Kosova qëndron e gatshme të punojë dhe e mbështetë Hungarinë në adresimin e sfidave të përbashkëta, dhe të punojmë për një të ardhme më të mirë për të gjithë. Vendosmëria jonë për t’iu bashkuar BE-së mbetet e palëkundur dhe ka ardhur koha për hapa konkretë përpara. Është ndërtimi i një Evrope të bazuar në parimin e barazisë, drejtësisë dhe të drejtave të njeriut, kështu që le të jenë këto parime udhëzuese me shpresën që Hungaria të udhëheqë BE-në,  me hapa konkretë duke i ofruar Kosovës statusin e kandidatit të merituar prej kohësh. Si dhe duke hequr urgjentisht masat që po dëmtojnë mirëqenien e qytetarëve tanë”, ka thënë Osmani.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika