Home LAJME Osmani: Kosova shquhet për lidership të grave në politikë

Osmani: Kosova shquhet për lidership të grave në politikë

0
Osmani: Kosova shquhet për lidership të grave në politikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në shënimin e 10 vjetorit të Grave Lidere në Politikë, ku të pranishme ishin gra lidere nga vende të ndryshme të botës.

Osmani, e cila po qëndron në New York ku po mbahet Sesioni i 78 i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, në këtë ceremoni foli për angazhimin dhe rolin e grave për gjatë viteve në Kosovë.

“Kosova, në 15 vjetët e pavarësisë së saj, shquhet për lidership të grave në politikë, teksa potencoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe rrjetëzimit të vazhdueshëm me qëllim të fuqizimit të grave në jetën publike”, tha Osmani, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Osmani në adresimin e saj, theksoi se Kosova po dëshmohet si vend lider në udhëheqjen e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe potencoi se fuqizimi i grave në fushën e sigurisë, si dhe në fusha të tjera, është mundësia më e mirë për ta avancuar shoqërinë në tërësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here