LAJME

Osmani: Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të

Osmani: Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Korrik 2025, 20:19

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të mërkurën në Departamentin amerikan të Shtetit ka takuar Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan

Osmani ka bërë të ditur se në takim ka ritheksuar përkushtimin për thellimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të në fusha kyçe si mbrojtja, ekonomia, si dhe investimet strategjike me interes të ndërsjellë. Qëndrojmë krah për krah me SHBA-të në vlera, në vizion dhe në veprim”, ka shkruar ajo në Facebook.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika