LAJME

Osmani: Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Osmani: Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Shkurt 2026, 09:03

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, morën pjesë sot në ceremoninë zyrtare të ndërrimit të komandës dhe pranim-dorëzimit të detyrës së komandantit të Komandës Rajonale-Lindje të misionit të KFOR, e cila u mbajt në Kampin Bondsteel.

Në këtë ceremoni, komandanti i deritashëm, koloneli Jonathan Lloyd, ia dorëzoi detyrën kolonelit Sam Sargeant. Krerët institucionalë e uruan kolonelin Sargeant për detyrën e re, duke e siguruar për mbështetjen e plotë të institucioneve të Kosovës në përmbushjen e mandatit të tij dhe të misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO.

Gjatë aktivitetit u ritheksua mirënjohja e thellë e Kosovës ndaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme në proceset e shtetndërtimit, si dhe për rolin kyç në garantimin e paqes dhe sigurisë në vend.

U theksua gjithashtu rëndësia e pranisë së trupave ushtarake amerikane në Kosovë, si faktor stabiliteti dhe mesazh i qartë përkushtimi ndaj sigurisë afatgjatë në rajon.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika