LAJME

Osmani: Kontributi i Ali Sadriut në shërbim të institucioneve të vendit dhe qytetarëve, do të mbetet i paharrueshëm

Osmani: Kontributi i Ali Sadriut në shërbim të institucioneve të vendit dhe qytetarëve, do të mbetet i paharrueshëm
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Janar 2026, 16:16

Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen Sadriu për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të Financave, ish-deputetit dhe ish-drejtorit ekzekutiv të QKUK-së, Ali Sadriu.

Ajo ka vlerësuar lartë kontributin e tij në shërbim të qytetarëve dhe institucioneve të vendit.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të z. Ali Sadriu, ish-Ministër i Financave, ish deputet në dy mandate dhe ish-Drejtor Ekzekutiv i QKUK-së. Kontributi i tij i jashtëzakonshëm në shërbim të institucioneve të vendit dhe i palodhur në përkushtimin ndaj qytetarëve do të mbetet gjithmonë i paharrueshëm. Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Ali Sadriun!” – thekson presidentja Osmani.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika