LAJME

Osmani kërkon që BE-ja të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave

Osmani kërkon që BE-ja të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Shkurt 2022, 16:38

Miku i mirë i Kosovës në Evropë, zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Ranier Wieland, u prit nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, këtë të premte.

Osmani në këtë takim deklaroi se e ardhmja e sigurt e rajonit është e mundshme me anëtarësimin e Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe NATO, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Osmani i ka përsëritur Wielandit se Kosova tashmë i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim vizash, ndaj në këtë kontekst ka kërkuar që BE-ja ta mbajë premtimin ndaj kosovarëve.

Në takim është biseduar edhe për situatën aktuale të krijuar pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Ku Osmani sërish ka theksuar se Kosova është në anën e Ukrainës dhe popullit të saj, duke konsideruar të drejtën e patjetërsueshme të saj për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e vet territorial.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika