LAJME

Osmani kërkon nga Irlanda mbështetjen për anëtarësim të Kosovës në KiE

Osmani kërkon nga Irlanda mbështetjen për anëtarësim të Kosovës në KiE
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Qershor 2022, 18:07

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot në Bruksel kryeministrin e Irlandës, Micheál Martin.

Gjatë takimit është biseduar për vullnetin e qartë të popullit të Kosovës pro integrimit në BE dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Osmani në veçanti nga kryeministri Martin kërkoi përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ku Irlanda tani ka udhëheqjen.

“Me anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, përfitojnë më së shumti qytetarët e saj duke pasur në gjirin e saj një shtet demokratik që promovon të drejtat e njeriut”, ka shkruar Osmani në Facebook.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika