LAJME

Osmani: Jemi afër zgjidhjes për situatën në veri, jam në koordinim me partnerët tanë

Osmani: Jemi afër zgjidhjes për situatën në veri, jam në koordinim me partnerët tanë
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Qershor 2023, 14:35

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar të mërkurën se zgjidhja për situatën në veri është afër.

Në një konferencë për media të mbajtur pas adresimit të saj në Parlamentin Evropian, Osmani ka thënë se Kosova është në rrugën e duhur për t’i tejkaluar sfidat që lidhen me zhvillimet e fundit dhe tensionet e krijuara në komunat në veri të vendit.

Po ashtu, ajo ka theksuar se në vazhdimësi është në kontakt me partnerët e Kosovës, teksa ka shtuar se “rruga përpara duhet të jetë e përbashkët”.

“Vërtetë edhe unë mund t’i quaj sfida me të cilat po ballafaqohemi tani, por sfida që do t’i tejkalojmë, jemi në rrugë të duhur për t’i tejkaluar. Jam vazhdimisht në diskutime, në kontakt me partnerët tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me partnerët tanë me shtetet individuale në shtetet e Bashkimit Evropian, me institucionet e BE-së dhe do të thoja që jemi afër që rruga përpara të jetë një zgjedhje e përbashkët, janë disa detaje që akoma duhet të diskutohen”, është shprehur Osmani, duke shtuar se ka besimin e plotë që kjo sfidë do të tejkalohet.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika