- Reklama -

Osmani: Ibrahim Rugova mbetet përjetësisht themeltari i shtetit të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me kreu e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, kanë bërë homazhe te varri i Presidentit Historik, Ibrahim Rugovës, në 15-vjetorin e vdekjes së tij, njofton GazetaBlic.Në një postim në Facebook, Osmani është shprehur se Rugova do të mbetet përjetësisht themeltari i shtetit të Kosovës.

“Duke na mësuar se si ta duam lirinë, ai na e dha shembullin se si ta refuzojmë të keqen, ideologjinë, dhe ta krijojmë solidaritetin e papërsëritshëm ndërmjet nesh. Me të ne u çliruam përfundimisht nga frika dhe u mbështetëm në besimin e përbashkët duke u bashkuar rreth kauzës së lirisë e pavarësisë”, ka shkruar ajo.

- Reklama -

Postimi i saj i plotë:
Sot, në 15-vjetorin e ndarjes nga ne, e rikujtojmë presidentin Rugova, njeriun i cili na mësoi se çfarë është liria, se si duhet kërkuar ajo e si duhet ngulur këmbë për të, deri në arritjen e plotë të saj. Ai na mësoi se synimet politike e shtetërore thjesht janë të mundura, nëse ekziston këmbëngulja për to.

Duke na mësuar se si ta duam lirinë, ai na e dha shembullin se si ta refuzojmë të keqen, ideologjinë, dhe ta krijojmë solidaritetin e papërsëritshëm ndërmjet nesh. Me të ne u çliruam përfundimisht nga frika dhe u mbështetëm në besimin e përbashkët duke u bashkuar rreth kauzës së lirisë e pavarësisë.

Ibrahim Rugova mbetet përjetësisht themeltari i shtetit të Kosovës, intelektuali i cili e humanizoi politikën dhe i hapi udhë vendit dhe gjithë rajonit që të shkëputej nga ideologjia komuniste e nga regjimi shtypës i Millosheviçit.
I përjetshëm kujtimi për të.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Arrestohet në Prizren ministri Fikrim Damka

Ministri në largim i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, është...

Dy të lënduar rëndë nga aksidenti në rrugën Prizren – Suharekë

Tre persona kanë pësuar lëndime, dy prej tyre më...

Ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes sot në qytetin e Prizrenit

KRU "Hidroregjioni Jugor" ka njoftuar se me rastin e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort