LAJME

Osmani ia dorëzon detyrën Konjufcës

Osmani ia dorëzon detyrën Konjufcës
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Mars 2021, 13:57

Menjëherë pas votimit në krye të Kuvendit, ish-kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar detyrën kryetarit të ri të Kuvendit Glauk Konjfucës.

Osmani ka thënë se Konjufca është përfaqësues shembullor i qytetarëve të Kosovës, ndërsa është shprehur e bindur se ai do të sigurojë që Kuvendi të jetë shtëpi e qytetarëve.

“Ia dorëzoj detyrën përfaqësuesit shembullor të qytetarëve të Kosovës dhe jam jashtëzakonisht e bindur që përgjatë këtij mandati Konjufca do të sigurohet që Kuvendi i Kosovës të jetë shtëpi e qytetarëve”, u shpreh Osmani.

Në anën tjetër, Konjufca e ka falënderuar Osmanin për kontributin dhe ka thënë se është i bindur se shumë shpejt ajo do të jetë presidente e Kosovës.

“Për nga mosha parlamentare e angazhimi jemi pak a shumë të njëjtë. Ajo e ka kryer me përgjegjësi të lartë detyrën e u.d. e presidentes së Kosovës. Keni dhënë shembull të shkëlqyeshëm në politikë e kudo. Kështu që më vjen mirë që përmes zgjedhjes së kryetarit e Kryesisë së Kuvendit u hap rruga për institucionet e Kosovës të shkojnë hapave të tjerë”, tha Konjufca gjatë ceremonisë së dorëzimit të detyrës. /Zëri

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika