LAJME

Osmani i reagon Vuçiqit: Jam krenare që kam punuar ngushtë me Erdoganin

Osmani i reagon Vuçiqit: Jam krenare që kam punuar ngushtë me Erdoganin
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Tetor 2025, 21:18

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka reaguar presidentit serb, Vuçiq i cili akuzoi Turqinë se nuk dëshiron stabilitet në Ballkanin Perëndimor, pasi Kosova bleu mijave dronëve kamikazë nga Turqinë.

Osmani ka thënë se sulmi i Vuçiqit vjen në të njëjtën ditë që Presidenti Trump lavdëroi Turqinë dhe Presidentin Erdogan për lidership dhe provim të paqes.

Presidentja në një reagim në X ka thënë se Erdogan është njëri i fjalës i cili gjithmonë ka treguar kujdes për rajonin.

“Jam krenare që kam punuar ngushtë me Presidentin Erdoğan, një njeri fjale, i cili gjithmonë ka treguar kujdes të thellë dhe të sinqertë për të gjithë njerëzit e rajonit tonë, dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen e stabilitetit, sigurisë dhe paqes. Ndërkohë, Vuçiq duket se beson se mund ta kërcënojë një vend të madh të NATO-s si Turqia në të njëjtën mënyrë që kërcënon vendet fqinje. Në vend që të bashkëpunojë ngushtë me vendet anëtare të NATO-s, ai po forcon bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes me Rusinë, Kinën dhe Iranin”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka thënë se Kosova do të vazhdojë të forcojë lidhjet me aleatët e NATO-s duke modernizuar kapacitet ushtarake.

“Ne do të vazhdojmë të forcojmë lidhjet me aleatët e NATO-s, duke modernizuar kapacitetet tona mbrojtëse sipas standardeve të NATO-s, duke siguruar paqe dhe stabilitet për popullin tonë dhe duke kontribuar në sigurinë kolektive. Vuçiq duhet të përpiqet të bëjë të njëjtën gjë, në vend që të sulmojë vazhdimisht fqinjët e tij. Por, mesa duket, për mendjen e tij hegjemoniste të mbetur në të kaluarën dhe të fiksuar pas frikësimit të të tjerëve, një pjekuri e tillë është shumë larg për t’u arritur”, ka shkruar Osmani, duke falënderuar Erdoganin dhe popullin turk për mbështetjen.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika