LAJME

Osmani i përgjigjet KPK-së për kryeprokurorin, e akuzon për presion të paligjshëm

Osmani i përgjigjet KPK-së për kryeprokurorin, e akuzon për presion të paligjshëm
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Prill 2023, 11:42

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) po ushtron “presion të papranueshëm dhe të paligjshëm” mbi të, lidhur me procesin e emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit.

Pasi të mërkurën KPK-ja i kishte kërkuar që me urgjencë ta dekretonte Blerim Isufajn në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, Osmani në një letër dërguar kryesuesit të këshillit, Jetish Maloku, ka thënë se e kundërshton veprimin e KPK-së me faktin se si presidente ka qenë vazhdimisht e angazhuar me KPK-në “duke ju ofruar përgjigje lidhur me veprimet e mia që në tërësi janë bazuar në mbrojtje e parimit themelor kushtetues të ndarjes së pushteteve dhe respektimit të pavarësisë së sistemit të drejtësisë”.

Në letrën të cilën e ka siguruar KOHA, Osmani i ka rikujtuar se në një takim të zhvilluar më herët e ka njoftuar këshillin se do të pres shterimin e afateve ligjore e kushtetuese, deri kur kandidatët mund t’i adresojnë pretendimet e tyre lidhur me procesin.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika