Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani më 24 shtator ka marrë pjesë në Clinton Global Initiative në New York.
Osmani ka folur për ndjenjën dhe përjetimet e një refugjati, duke theksuar se njerëzit e Kosovës e kanë dashtë lirinë dhe këtë nuk ka mundur askush t’ua mohojë e ndalojë pa marrë parasysh se sa e gjatë ishte rruga për këtë, transmeton Telegrafi.
“Të jesh një refugjatë të formon si person, por edhe profesionalisht për të gjithë jetën. Dhe të inspiron në vete për nevojën që t’i shërbesh vendit tënd, njerëzve të tu dhe njerëzimit në botë”, tha Osmani.





