LAJME

Osmani: Guximi i policëve të rënë në detyrë është shembull i shërbimit për atdhe

Osmani: Guximi i policëve të rënë në detyrë është shembull i shërbimit për atdhe
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Korrik 2024, 13:27

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kujtuar heroin Enver Zymeri dhe të gjithë policët e rënë në detyrë.

Ajo ka thënë se guximi i policëve të rënë në detyrë është shembull i shërbimit për atdhe.

23 policët e rënë presidentja i ka quajtur krenari për Kosovën.

“Guximi, përkushtimi dhe profesionalizmi i tij dhe kolegëve të rënë në detyrë janë shembulli i shërbimit dhe sakrificës për atdhe. Trashëgimia e tyre është testament i ndershmërisë, qëndrueshmërisë dhe patriotizmit. Në këtë ditë, i kujtojmë edhe të gjithë policët e rënë në krye të detyrës që nga themelimi i Policisë së Kosovës.  Ata janë nderi, krenaria dhe përpjekja për ndërtimin e një Kosove të sigurt për të gjithë”, ka thënë Osmani./KOHA/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika