LAJME

Osmani, Gërvalla dhe Mehaj nisën për Kanada, pritet të zhvillojnë takime të nivelit të lartë!

Osmani, Gërvalla dhe Mehaj nisën për Kanada, pritet të zhvillojnë takime të nivelit të lartë!
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Nëntor 2021, 19:42

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, kryediplomatja, Donika Gërvalla dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj janë nisur për Kanada.

Burime të Indeksonline, brenda MM-së, bëjnë të ditur se tre politikanët kosovarë pritet të zhvillojnë takime të nivelit të lartë.

Kujtojmë se presidentja e Republikës ka pranuar ftesë për të marrë pjesë në Samitin për Demokraci të organizuar nga Shtëpia e Bardhë.

Ajo ka falënderuar Presidentin Biden për ftesën e dërguar ndërsa ka thënë se Republika e Kosovës është shembull i ndritur i përpjekjeve të vazhdueshme për liri e demokraci.

Po ashtu, vlen të theksohet se edhe ministri i Mbrojtjes ka intensifikuar takimet me ndërkombëtarët, duke vizituar herë pas here SHBA-të

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika