Presidentja Vjosa Osmani në ditën e parë të vizitës në Turqi ka vizituar Fabrikën për prodhimin e dronëve “Baykar” dhe ka zhvilluar takime me Bordin e Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike të Turqisë dhe me Odën Tregtare të Stambollit.
Në Fabrikën për prodhimin e dronëve “Baykar”, presidentja Osmani është njoftuar për arritjet në sferën e avancimit teknologjik dhe inovacionit të ndërlidhur me sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë.
Ndërkaq në takim me Bordin e Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike të Turqisë dhe me Odën Tregtare të Turqisë, Presidentja Osmani ka ftuar bizneset turke për investime në Kosovë, duke e përmendur ambientin e përshtatshëm, infrastrukturën ligjore që i mbron bizneset si dhe kapitalin e jashtëzakonshëm njerëzor që ka vendi ynë.





