Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke komentuar raportet me kryeministrin Albin Kurti, tha se çdo gjë është e tejkalueshme kur të vendoset interesi shtetëror dhe qytetar.
E pyetur nga gazetarët se çfarë janë dallimet me kryeministrin Kurti, Osmani tha se çdo dallim është i tejkalueshëm dhe për këtë do të bashkojë me të gjitha institucionet e vendit.
“Nuk ka luftë politike. Si presidente luftoj vetëm për një gjë, kushtetutshmërinë. Kur vendoset interesi shtetëror çdo dallim është i tejkalueshëm”, tha presidentja, duke shtuar se dallimi dihet.





