LAJME

Osmani flet me kryesuesin e KQZ-së për përgatitjet lidhur me datën e zgjedhjeve

Osmani flet me kryesuesin e KQZ-së për përgatitjet lidhur me datën e zgjedhjeve
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Gusht 2024, 16:42

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të martën kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca, thuhet se në këtë takim është diskutuar për përgatitjet dhe konsultimet që po bëhen lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta parlamentare.

“Kryesuesi i KQZ-së, e njoftoi Presidenten Osmani lidhur me çështjet që sipas KQZ-së është me rëndësi të merren parasysh gjatë vlerësimeve rreth caktimit të datës së zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se temë diskutimi qe edhe votimi nga mërgata dhe hapat që duhet të ndërmerren që kjo e drejtë të realizohet siç është përcaktuar në ligjin e ri./KOHA/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika