LAJME

Osmani falënderon Britaninë për mbështetjen në fushën e mbrojtjes

Osmani falënderon Britaninë për mbështetjen në fushën e mbrojtjes
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Qershor 2024, 19:05

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se është takuar të dielën me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin tha se kanë diskutuar Samitin e Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet në Britani në korrik.

Presidenca njoftoi se Osmani e Hargreaves kanë folur edhe për bashkëpunimin bilateral, e presidentja e ka falënderuar për mbështetjen në fushën e mbrojtjes.

“Në takim u diskutua po ashtu edhe për bashkëpunimin bilateral në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fusha të ndryshme. Në veçanti, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve tanë britanikë në fushën e mbrojtjes, dhe tha se si Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndihet krenare për arritjet e vazhdueshme të vajzave dhe djemve të FSK-së në akademitë më prestigjioze ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në komunikatë.

Me ambasadorin britanik, Osmani u tha se ka folur për temat e Samitit që do të mbahet në Blenheim Palace./KOHA/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika