Ish-kryeministri britanik, Tony Blair është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Kosovë.
Ai ka takuar udhëheqësit e shtetit, liderët politikë si dhe ka mbajtur një fjalim para deputetëve të Kosovës.
Blair, i cili ka luajtur rol udhëheqës gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 që ndaloi përparimet e forcave okupatore serbe dhe ndihmoi Kosovën të fitonte pavarësinë, tha se nuk pendohet kurrë për vendimin që kishin marrë 25 vite më parë.





