LAJME

Osmani e Kurti takohen me Macronin, paralajmërohet mundësia e një takimi trepalësh edhe me Vuçiqin

Osmani e Kurti takohen me Macronin, paralajmërohet mundësia e një takimi trepalësh edhe me Vuçiqin
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Nëntor 2022, 15:31

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, janë takuar në Paris me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, pasdite të enjten.

Burime të KOHËS kanë përmendur edhe mundësinë e zhvillimit të një takimi trepalësh edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sonte.

Një takim paraprak i Vuçiqit me presidentin Macron është paralajmëruar nga mediat serbe.

KOHA është përpjekur ta konfirmojë informatën me zyrtarë të Presidencës dhe Qeverisë, për takimin e mundshëm trepalësh, por nuk ka marrë përgjigje.

Osmani e Kurti gjenden në Paris për Forumin e Paqes.

Nga Bashkimi Evropian është paralajmëruar që të premten Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, do të takohet në takime ndaras me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika