LAJME

Osmani e Kurti krenarë me FSK-në

Osmani e Kurti krenarë me FSK-në
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Nëntor 2021, 20:39

Të shtunën në Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës “Adem Jashari” në Prishtinë u shënua “Dita e Forcës”.

Pos presidentes, Vjosa Osmani në ceremoninë e shënimit të ditës së Forcës, mëngjesin e së shtunës po merr pjesë edhe kryeministri, Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti Rrahman Rama, si dhe ministra, deputetë e figura nga sferat tjera.

Për shefen e shtetit, FSK-ja tashmë është partner i ushtrisë më të fuqishme në botë, asaj të ShBA-së duke u bërë pjesë e misionit paqeruajtëse me gardën e Iowas.

Për ushtrinë kosovare mirënjohje ka edhe kreu i ekzekutivit që tha se FSK-ja dëshmoi se është profesionale pasi ishte nikoqire e ushtrimit fushor “Defender 21”.

E ministri i Mbrojtjes, theksoi se është krenar që udhëheq dhe që synim ka anëtarësimin në aleancën veri-atlantike të NATO-s.

Për ushtarakët e dalluar, në ditën e Forcës, e para e shtetit ndau medaljen presidenciale të meritave, ndërsa u bën edhe nderime pranë obeliskut në kazermë.

Kjo përmbajtje ofrohet nga YouTube. Duke e ngarkuar, pranoni që YouTube të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika