Home LAJME Osmani e ambasadori francez flasin për konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve

Osmani e ambasadori francez flasin për konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve

0
Osmani e ambasadori francez flasin për konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në darkë zyrtare të enjten nga ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Në një komunikatë për media, Presidenca ka njoftuar se Osmani dhe Guerot në këtë takim kanë diskutuar mbi konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

“Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend. Në këtë takim, ndër të tjera, u diskutua edhe për procesin zgjedhor, certifikimin e rezultateve si dhe konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve parlamentare”, thuhet në njoftim.

Tutje, Presidenca njofton se theks i veçantë iu kushtua avancimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Francës, me fokus në projekte konkrete që mund t`i forcojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here