Në 26-vjetorin e themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani tha se gjatë këtyre viteve, ShKK ka dëshmuar se drejtësia nuk kufizohet vetëm me dënim, por është edhe përgjegjësi, ndërtim dhe besim.
“Falë punës që zyrtarëve të këtij shërbimi të mbështetur në mekanizmat e drejtësisë sot kemi një sistem korrektues që fokusohet jo vetëm në ruajtjen e rendit por edhe në edukimin, rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të dënuar”, tha Osmani.





