LAJME

Osmani do të takojë sot zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Osmani do të takojë sot zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Dhjetor 2025, 11:59

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takojë të hënën në Washington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau.

Në njoftim nuk janë dhënë më shumë hollësi se cilat do të jenë temat e diskutimit në takimin që zhvillohet pasdite, me orën lokale të Kosovës.

Presidentja Osmani është takuar me zëvendëssekretarin Landau edhe në korrik të këtij viti, kur dy palët i kanë diskutuar fushat potenciale për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve në të ardhmen.

Ajo pati përmendur se dy vendet mund të përfitojnë nga bashkëpunimi në sektorin e energjisë, teknologjisë informative dhe atë të mbrojtjes.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika