LAJME

Osmani: Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin na ngarkon me përgjegjësi ndaj fëmijëve me autizëm

Osmani: Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin na ngarkon me përgjegjësi ndaj fëmijëve me autizëm
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Prill 2022, 15:57

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në marshin me qëllim të ngritjes së vetëdijes për çrregullimin e spektrit të autizmit me moton “Ec me mua, çdo hap numërohet.

Osmani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për autizmin na ngarkon me përgjegjësi ndaj fëmijëve me autizëm dhe familjeve të tyre.

“Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin na ngarkon me përgjegjësi ndaj fëmijëve me autizëm dhe familjeve të tyre”, ka shkruar Osmani.

“Ata përveç për dashuri dhe mundësi të barabarta, kanë nevojë për mbështetje institucionale. Autizmi nuk zgjedh, por ne mund të zgjidhim së paku një pjesë të problemeve me të cilat përballen fëmijët me autuzëm dhe familjet e tyre”, shtoi ajo.

“Duhet t`i shembim stereotipet, të ndihemi si ata dhe me ta, jo në një ditë të vetme, por çdo ditë të vitit. Secili nga këta fëmijë e të rritur me autizëm e ka një talent, e të gjithë së bashku mund t’u ndihmojmë ta rrisin potencialin e tyre!”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika