LAJME

Osmani diskuton me homologen sllovene për zhvillimet në fushën e sigurisë

Osmani diskuton me homologen sllovene për zhvillimet në fushën e sigurisë
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Dhjetor 2024, 18:01

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim homologen e saj sllovene, Natasha Pirc Musar.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Presidentes, thuhet se Osmani dhe Musar kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë.

Tutje thuhet se Osmani e ka falënderuar presidenten sllovene për kontributin e trupave të këtij vendi në kuadër të KFOR-it.

“Sllovenia mbetet një nga aleatët dhe miqtë tanë më të ngushtë. Diskutuam për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, përkushtimin tonë për integrimin euroatlantik dhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona. I shpreha mirënjohjen për kontributin e trupave sllovene në kuadër të KFOR-it, të cilët Presidentja Musar i vizitoi mbrëmë me rastin e festave të fundvitit”, thuhet në njoftim./KOHA/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika