LAJME

Osmani diskuton me ambasadorin gjerman për Procesin e Berlinit

Osmani diskuton me ambasadorin gjerman për Procesin e Berlinit
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Qershor 2024, 20:29

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde.

Në këtë takim, Osmani dhe Rohde diskutuan për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend, si dhe për zhvillimet e fundit për sa i përket Procesit të Berlinit.

Gjithashtu, u diskutuan edhe tema të tjera të cilat kanë për qëllim thellimin e mëtejmë të raporteve bilaterale dhe bashkëpunimit midis Kosovës dhe Gjermanisë. /Klankosova.tv/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika