Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për nder të Ditës së Kushtetutës, priti në takim një grup studentësh nga fusha e të Drejtës Kushtetuese të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të shoqëruar nga dekani i Fakultetit Juridik, Avni Puka.
Në takim është diskutuar për rëndësinë e Kushtetutës dhe zbatimit të saj. Sipas një komunikate të Presidencës, për më tepër, u diskutua për nevojën dhe rëndësinë e profesionistëve të së Drejtës Kushtetuese në Republikën e Kosovës.






