LAJME

Osmani dhe USAID-i sot nënshkruajnë një marrëveshje në vlerë afro 35 milionë euro

Osmani dhe USAID-i sot nënshkruajnë një marrëveshje në vlerë afro 35 milionë euro
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Shtator 2023, 08:40

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së USAID-it, Kerry Monaghan Hogler, do të nënshkruajnë një marrëveshje granti në vlerë prej 34.72 milionë euro.

Sipas presidencës, marrëveshja në vlerë mbi 34 milionë euro do të nënshkruhet në bazë të amendamentit numër 5 të marrëveshjes së grantit.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje milionëshe do të bëhet në presidencë duke filluar nga ora 11:00.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika