LAJME

Osmani dhe Kurti sot takohen me sekretarin Blinken

Osmani dhe Kurti sot takohen me sekretarin Blinken
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Korrik 2022, 09:47

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ata do të priten në takim nga sekretari i amerikan i shtetit Anthony Blinken.

Takimi pritet të zhvillohet në ora 16:30 sipas kohës tonë lokale, në Washington DC.

“Së bashku me Kryeministrin Kurti, në këtë takim do të fokusohemi në thellimin e partneritetit strategjik me SHBA, duke adresuar sfidat me të cilat po ballafaqohet rajoni ynë, reformat që po i ndërmarrin institucionet tona si dhe fuqizimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës”- shkruan Osmani.

Osmani tha se Kosova është e bekuar me miqësinë dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara. /klankosova.tv/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika